Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka nisur sot vaksinimi përmes ekipeve mobile në gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës, ku të pranishëm ishin edhe Zëvendësministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha -Bunjaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi.
Me këtë rast, Zëvendësministrja Gexha Bunjaku dhe Sekretari Bardiqi, në cilësinë edhe të prindërve, përcollën nga afër edhe vaksinimin e fëmijëve të tyre, duke u vaksinuar krahas nxënësve të tjerë të kësaj shkolle.
Vaksinim ishte shumë i madh dhe ata vaksinoheshin nga ekipi mobil, pasi paraprakisht kishte marrë deklaratat e pajtueshmërisë së prindërve të tyre për vaksinim, të cilët i prezantonin me rastin e vaksinimit.
Zëvendësministrja Gexha Bunjaku dhe Sekretari Bardiqi thanë se përmes shembullit personal duan t’i sigurojnë dhe inkurajojnë prindërit për vaksinimin e fëmijëve të tyre si rrugën më të mirë për t’i mbrojtur ata dhe për të siguruar mbajtjen e shkollave hapur.
“Shkolla është vendi ku çdo i ri takohet me dijen dhe me shkencën. Një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore në dy shekujt e fundit, ka qenë vaksina. Pa vaksina, shumë sëmundje nuk do të kaloheshin kaq lehtë sot. Edhe gripi dikur ka qenë një pandemi vdekjeprurëse në gjithë botën, të cilën njerëzimi e mposhti vetëm përmes vaksinave, dhe sot gripi konsiderohet ndër sëmundjet e lehta e të zakonshme”, tha Ministrja Gexha.
Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë i siguroj qytetarëve të Republikës vaksinat më cilësore në tregun botëror, pa pagesë. Tashmë këto vaksina administrohen pa termin, kudo, pavarësisht vendbanimit apo shtetësisë. Edhe me ekipe mobile e me forma të organizuara brenda institucioneve, si ky rast sot.
Zëvendësministrja Gexha u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për ta fituar betejën kundër COVID-19.
“U bëj thirrje gjithë nxënësve të shkollave të përfitojnë nga ekipet tona e të vaksinohen, sepse nxënësit janë e ardhmja e shoqërisë. Rastësi, në këtë shkollë ndjekë mësimet edhe bija ime e madhe, e cila u vaksinua sot bashkë me shoqet e shokët e saj. Me këtë rast shpreh një falënderim e mirënjohje për administratën e shkollës për organizimin dhe profesionistët shëndetësor që janë në krye të detyrës”, tha Zëvendësministrja Gexha.
Procesi i vaksinimit me ekipe mobile në shkolla do të vazhdojë edh ditëve në vijim, ndërkohë që u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e krijuara për t’u vaksinuar kundër COVID-19, duke qenë që nuk kanë nevojë për terminë, dhe mund të vaksinohen kudo në Kosovë./arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata