Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me 31 mars dhe ata që e kanë marrë vaksinën Pfizer më 12 maj, të paraqiten nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19
08.06.2021
Ftohen qytetarët e listës në vijim, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me datën 31.03.2021 dhe Pfizer me datën 12.05.2021, që nesër, e mërkurë, 9 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori”për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.
Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartëpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.
Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës./arbresh.info/
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...