Pas rritjes së rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
MSH thotë se rritja e numrit të të infektuarve ka rritur edhe shtrimet në spital ku numri i tyre ka arritur në 25 pacientë.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”.
Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 213 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 609 teste ku shkalla e pozitivitetit të rasteve është rreth 35%./arbresh.info/

Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...