Vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Kështu shprehet përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë.
Në apelin drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës MSH-ja ka prezantuar edhe qendrat e vaksinimit.
Në njoftimin e ministrisë po ashtu rekomandohen dozat që duhet të marrin secili qytetar varësisht nga mosha.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
“Pavarësisht ecurisë së COVID-19, vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga infeksioni. Që ta arrini këtë, vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.
Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë;
Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;
Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të). /arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër