Komisioni për Integrime Evropiane, i kryesuar nga Teuta Sahatqija, ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Austria, anëtarë të Grupit të Miqësisë Austri – Kosovë.
Kryetarja e Komisionit, Sahatqija, falënderoi mysafirët për angazhimin e Austrisë, si në fazën e arritjes se pavarësisë, ashtu edhe në periudhën aktuale, kur Kosova po avancon në zhvillimin kapaciteteve demokratike dhe rrugëtimin e saj të integrimit euro-atlantik. Ajo po ashtu, i informoi parlamentarët austriakë për nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Kosovës.
Kryetari i Grupit të Miqësisë Austri – Kosovë, Cristoph Vavrik, nga ana e tij, theksoi se ky takim është i pari i këtij lloji që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Ai kërkoi qëndrim konkret për realizimin, respektivisht, implementimin e marrëveshjes kontraktuale, si dhe shprehu gatishmërinë e partnerëve austriakë për të ndihmuar Kosovën në synimet e saj.
Anëtarët e Komisionit, theksuan domosdoshmërinë e marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke vlerësuar se MSA-ja nuk mund të jetë e plotë pa këtë proces.
Nga Grupi i Miqësisë Austri- Kosovë u kërkua që të mbështesë Kosovën në hapat e vazhdueshëm të forcimit të shtetit, duke qenë zëri i tij në forumet ndërkombëtare.
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...