Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh shqetësim të thellë për shtimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve kosovarë nga autoritetet e Serbisë.
Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi, i ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, paraqet një tjetër shembull të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
MPJD konfirmon se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, pas kontaktit me familjen e z. Preniqi, është angazhuar menjëherë përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota mbi rastin.
Zyra Ndërlidhëse ka dorëzuar një kërkesë zyrtare pranë autoriteteve serbe për konfirmimin e arrestimit dhe për sqarimin e arsyet e ndalimit të z. Preniqi. Njëkohësisht, rasti i është përcjellë edhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi si dhe misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it./Arbresh.info
Kosovari Behar Preniqi arrestohet në Serbi, po vinte nga Gjermania
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...