Shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është refuzuar vizita në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive, Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla.
Ndryshe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë tha se Petkoviqi kishte kërkuar që të vizitonte Kosovën për Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës.
Sipas një njoftimi të kësaj zyreje, Petkoviq gjatë kësaj vizite ishte paraparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...