Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serve konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të MPJD-së në Facebook.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është vrarë Faton Hajrizi, i cili ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe dyshohej se kishte vrarë një polic serb në Lloznicë, afër kufirit me Bosnjën.
Sipas mediave serbe, Faton Hajrizi është vrarë sot në Serbi, pasi nuk pranoi të dorëzohej para njësive policore serbe./Arbresh.info
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...