Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e vlerëson si të ulët, të papërgjegjshëm dhe të papranueshëm veprimin e autoriteteve serbe për moslejimin e ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, z. Hivzi Islami, që të vizitojë familjarët e tij në Preshevë.
Sjelljet e tilla të ndarjes nga pjesa tjetër e familjes e Akademik Islamit thjeshtë ri-ngjallin kujtimet trishtuese nga e kaluara e errët historike e politikave të fqinjit tonë verior –Serbisë dhe forcojnë bindjen për mungesë të dukshme vullneti politik për zbatimin e Marrëveshjeve të arritura në mes dy shteteve në Bruksel dhe përkushtimit të shprehur institucional për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona.
Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se veprimi i sotshëm i Institucioneve të Serbisë është në kundërshtim me çdo vlerë njerëzore dhe shkelje e rëndë e Lirisë së Lëvizjes, si parim themelor evropian.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta adresojë këtë çështjen nëpërmjet kanaleve diplomatike tek përfaqësuesit e BE-së dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë dhe do të kërkojnë me ngulm mos-përsëritjen e rasteve të tilla.
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë