Këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj ka thënë për Klan Kosovës se janë duke punuar shumë që të sqarohet rasti i arrestimit të zyrtarit policor kosovar, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe.
Ai ka deklaruar se që nga mbrëmja e së mërkurës janë në kontakt me autoritetet serbe dhe presin zhvillime pozitive në orët në vijim.
“Prej mbrëmë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe diplomatët tanë në Beograd janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe dhe institucionet tjera të ndërlidhura me rastin”.
“Mund të konfirmojmë se po bëjmë gjithcka si MPJ për këtë rast dhe presim të ketë zhvillime pozitive”. /klankosova.tv
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE