Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk ka indikacione për tërheqje të njohjes nga Çekia. Sipas MPJ-së, informacionet për tërheqje të njohjeve janë propagandë e Serbisë.
Ndërsa ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se nuk mund të ketë tërheqje të njohjes, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Gjatë fundjavës mediet serbe kanë raportuar që ish-diplomati çek Jan Kavan ka filluar një peticion për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Republika Çeke dhe se do të organizohet edhe një protestë, ku pritet t’i bashkohet edhe presidenti Milosh Zeman.
Por në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se nuk kanë pranuar asnjë indikacion që Republika Çeke ka ndërruar qëndrim.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thënë për “Zërin” se informacionet për tërheqjen e njohjeve janë propagandë e medieve serbe.
Madje ajo bëri të ditur se në 10-vjetorin e Pavarësisë në Kosovë do të jenë edhe dy zëvendësministrat e punëve të Jashtme të Çekisë.
“Absolutisht nuk është e vërtetë, prapë po e cek, janë propaganda të mediumeve serbe. Nuk kemi pranuar asnjë indikacion të tillë nga Qeveria Çeke, përkundrazi do t’i kemi dy zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë mysafirë për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë, të cilët vijnë me ftesën time”, ka deklaruar Vuniqi.
Po ashtu kohë më parë është raportuar edhe për tërheqjen e njohjes nga Surinam…
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...