Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani të mos ekstradohet në Serbi.
Sipas MPJ-së, Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, raporton Arbresh.info.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani”.
“Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...