Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar qytetarët se gjatë fundjavës mund të ketë periudha kur disa shërbime digjitale të ofruara nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) nuk do të jenë të qasshme.
Në një njoftim për media, ministrja e Punëve të Brendshme theksoi se ky problem mund të ndodhë për shkak të punimeve në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet nga kjo ministri.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për avancim të infrastrukturës shtetërore të TIK dhe më qëllim të përmirësimit të performances dhe sigurisë së shërbimeve, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit gjatë ditëve të fundjavës do të realizoj punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj. Për shkak të këtyre punimeve mund të ketë periudha kohore kur disa nga shërbimet digjitale që ofrohen prej ASHI mund të jenë jo të qasshme për qytetarë,” thuhet në njoftimin e ministrisë.
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...