Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se për shkak të situatës emergjente që po përballet Shqipëria për shkak të reshjeve të shiut ka miratuar nisjen e ekipeve për shpëtim në ujëra sipërfaqësor nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të Kosovës.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Statusi i plotë:
Republika Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të shirave të pandërprerë dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet. Si rezultat i kësaj në koordinim me Drejtorin e Përgjithshëm të AME-së kam miratuar nisjen e ekipeve për shpëtim në ujëra sipërfaqësor nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të Kosovës.
Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda vendit.
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...