Ministria e Punëve të Brendshme nesër përmes një konference do të bëj lansimin e Bazës së të Dhënave për Viktimat e Trafikimit.
Në këtë konferencë detaje rreth kësaj baze shumë të rëndësishme, e cila bëhet për herë të parë në Kosovë, do të japë Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës në Kosovës, zyrtarë nga zyra e Bashkimit Evropian që merren me ani-trafikim, si dhe zyrtarë të lartë të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet nesër, 24 nëntor 2023 në Sëiss Diamond Hotel në Prishtinë dhe fillon në ora 10:00.
Agjenda:
09:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 10:15 Fjala e Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz
Z. Blerim Gashani, Zv. Ministër i Punëve të Brendshme
10:15-10:55 Folësit tjerë
Znj. Fahrije Tërnava- Sheremeti, Sekretare e Përgjithshme, Ministria e Punëve të Brendshme
Nënkolonel z. Bahri Shala, Policia e Kosovës
Z. Tankut Soykan, UD. Shef i Zyrës të Këshillit të Evropës në Prishtinë
Znj. Monica Petrovici, Menaxhere e Projektit, Divizioni Anti- Trafikim, Këshilli i Evropës, Strasburg
10:55-11:45 Prezantimi i Bazës së të Dhënave
Znj. Grese Gerdovci Paca, Zyrtare e Lartë kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme
12:00 Dreka
Zhvillimi i Bazës së të Dhënave është financuar nga projekti « Forcimi i veprimeve anti-trafikim », zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe bashkë financuar nga Belgjika, Gjermania, Irlanda, Norvegjia dhe Këshilli i Evropës./Arbresh.info/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje