Ministria e Punëve të Brendshme ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës që rezultoi me arrestimin e katër personave të dyshuar, dy prej të cilëve zyrtarë të Ministrisë.
Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”, transmeton Arbresh.info.
Ministria e Punëve të Brendshme, thekson se nuk do të tolerojë asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo përfshirjes në aktivitete të paligjshme nga cilido zyrtar i saj.
“Çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe me standardet e integritetit institucional do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë. Ministria mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në çdo nivel institucional, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Në këtë drejtim, MPB do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet relevante për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me katër të arrestuar
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër