Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë takime në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.
Me këtë rast, në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot do të mbahet ligjëratë me studentë si dhe me qytetarë të interesuar në këtë temë në objektin e universitetit të Prizrenit.
Po sot MPB në bashkëpunim me Universitetin e Gjakovës do të mbajn takim informativ në Gjakovë, në Shkollën Publike të Muzikës “Prenk Jakova” .
Projekti i Binjakëzimit, pjesë e të cilit është kjo fushatë, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partnerë mbështetës në emër të Bashkimit Evropian, dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim, departament i cili po implementon këtë fushatë vetëdijesimi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian.
Sulmi më i rëndë me armë në shkollë në historinë e pasluftës...
Sylvinho: Qasja në pjesën e parë ishte e gabuar, ndoshta mun...
Vrasësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake bes...
Asllani: Në shtator duhet Shqipëri tjetër, trajneri na kërko...
Bajrami kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për dyshimet mb...
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban