Jose Mourinho u shfaq në një konferencë shtypi gjatë qëndrimit në Los Angeles, ku skuadra e Manchester Unitedit është duke qëndruar në përgatitjet parasezonale të Ligës Premier.
Portugezi ka folur edhe rreth paraqitjes fantastike të mesfushorit të skuadrës që ai drejton, Paul Pogbas.

Ky i fundit është shpallur kampion bote me Francën pas fitores në finale kundër Kroacisë me rezultat 4-2, ku futbollisti shënoi golin e tretë për kombëtaren.
“Ai duhet ta kupton pse ishte shumë i mirë me Francën “, me ato fjalë që Mourinho donte të lavdëronte paraqitjet e mira të 25-vjeçarit.
“Fitimi i Kupës së Botës mund të nënkuptojë vetëm një gjë pozitive. Ai është i pabesueshëm, shumë lojtarë nuk kanë pasur mundësi të fitojnë ose të ndihmojnë ekipin e tyre mjaftueshëm, por Paul arriti të bëhet kampion, fantastike”, tha trajneri.
Ai gjithashtu tha se nuk ka asnjë ide në lidhje me transferimet e reja, “unë nuk e di nëse dikush do të trasnferohet”.
Theksojmë se De Gea, Lukaku, Lingard dhe Fred ende nuk janë bashkuar me Unitedin shkaku i angazhimit me kombëtaret e tyre në botëror, por edhe Alexis Sanchezit që nuk ka mund ta siguroj një vizë për të hyrë në SHBA.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane