Motoçiklistët e nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës janë ndalur në pikën kufitare në Jarinjë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Elshani tha se ata nuk janë lejuar të futën në Kosovë, dhe tregoi se situata atje është e qetë.
“Motoçiklistët të cilët kanë ardhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, janë shpërndarë. I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë. Shumë shpejt do të largohen edhe njësitet policore nga aty”, deklaroi Elshani.
Ndryshe sot gjtë ditës automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë./Arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së