Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paraparë që gjatë ditës së sotme të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vende-vende parashihet të ketë edhe reshje bore.
Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -9 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët. Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /arbresh.info/
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar