Përgjatë ditës së dielë, mbetet mot kryesisht me vransira.
Herë herë mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu.
Temperaturat zbresin në 7C e 8C, ato maksimale, e minimalet deri në 3C. Ditën e hënë vransirat gradualisht shpërndahen, e shfaqen hapësira për intervale me diell. Nga dita e martë po parashihet të mbretërojnë kushte të motit më stabil, me më shumë diell. Megjithëse ultësirave orëve të mëngjesit formohet shtresë mjegulle, që mund të qëndrojë më gjatë deri nga mesdita. Temperaturat me një tendencë të rritjes deri në 12C, ato maksimale, ndërsa minimalet zbresin deri në 0C e -1C. Këto vlera maksimale, mund të mbeten më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull, duke shkuar deri në 3C e 5C. Erërat qetësohen nga fillimi i javës së ardhshme. Orëve të pasdites mund të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...