Sot është dita e parë e dhjetorit e meteorologët thonë se para nesh gjendet një ditë me mot të vranët e me riga shiu të cilat me kalimin e kohës do të kalojnë në reshje shiu.
Temperaturat do të sillën në mes 0 e 5 gradë Celsius. Mot me vranësira, reshje shiu që here pas here mund të kalojnë edhe në reshje bore, parashihet të mbajë edhe gjatë fundjavës. Gjasat më të mëdha për reshje bore priten të jenë të dielën.
Temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes – 4 e 4 gradë Celsius. Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me vranësira, rënie të temperaturave, por më pak gjasa për reshje.
Temperaturat minimale do të sillën në mes – 7 e minus 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale në mes 2 e 6 gradë Celsius./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit