Moti nesër e pasnesër, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

19:38 | 14 Shtator 2021

Temperaturat dy ditët e ardhshme do shënojnë rritje.

Temperatura maksimale sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) do arrijë deri në 30 gradë celsius, shkruan arbresh.info

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara