Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira të çrregullta dhe reshje shiu.
Kjo gjendje meteorologjike, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik.
“Reshjet e shiut parashihen ditën e hënë gjatë natës dhe herë pas here do të vazhdojnë edhe ditëve tjera në intervale të ndryshme kohore. Për shkak të cikloneve që do të shtrihen mbi vendin tonë, do të regjistrohen edhe vlera nën normalen të shtypjes atmosferike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Po sipas të njëjtit njoftim, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues do të mbetet drejtimi i juglindjes dhe shpejtësia maksimale e erës parashihet të arrijë deri 16m/s”, përfundon njoftimi.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...