Fundjava pritet të jetë me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell, derisa në fillim të javës së ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e temperaturave.
Në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Nga dita e hënë pritet shtim i vransirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë. Presj së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat pësojnë rënie.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditën e shtunë, e të dielën dhe të
hënën, herë herë mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e shkurtimisht edhe në të dobëta.
25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.
26.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
27.09 – Mbetet shumë ngrohtë, e vransirat gjatë ditës do të shtohen. Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.
28.09 – Vransira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.
29.09 – Më freskët e kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielen e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C.
Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.
Gjermania planifikon një paketë të re ndihme për Ukrainën
Cigaret dhe shishet me alkool dyshohet se shkaktuan zjarrin ...
Hetuesit austriakë thonë se sulmuesi “planifikoi me kujdes” ...
Edon Zhegrova në “radarin” e gjigantit të Serie ...
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzë...
Tottenhami zyrtarizon si trajner Thomas Frankun