Fusha të presionit të lartë nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, ku ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil, me kthjellime dhe diell, parashikon Prishtina Weather.
Ndërkohë, masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare, thekson shërbimi i meteorologjisë.
PW njofton se nga fillimi i javës së ardhshme sërish pritet të rikthehet moti i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të luhaten ndërmjet 32C deri 35C.
Parashikimi për datat 16-17 gusht:
16.08.2019 – Në mëngjes më freskët, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 8.
17.08.2019 – Në mëngjes freskët. Kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare. Erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.

Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...