Mot kryesisht i vranët dhe jostabil pritet të shoqërojë vendin gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Temperaturat maksimale gjatë kësaj periudhe do të regjistrohen ndërmjet 10-13 gradë celsius, kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Reshjet e shiut do të pushojnë për të vazhduar në pjesën e dytë të ditës së hënë. Reshjet e shiut që do të përcillen me borë në viset me lartësi mbidetare mbi 1500m do të vazhdojnë të martën, të mërkurën dhe të premten.
Nga dita e enjte ka mundësi që nëpër lugina dhe vende të ulëta të krijohen mjegullat për shkak të radiacionit, reshjeve dhe amplitudave në fushat termike.
Sasia mesatare e reshjeve në gjithë territorin e vendit është regjistruar nga 42 litra për m2 në rrafsh të Kosovës deri në 60 litra për m2 në rrafsh të Dukagjinit.
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...