Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike, e cila do të vijë si pasojë e masave të thata të ajrit dhe fushave anticiklonike që do të fokusohet mbi Gadishullin Ballkanik.
Vetëm dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell.
Gjatë pjesës së parë të javës ( të marten dhe të mërkurën), priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.
E merkurë. Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.
E enjte- Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
E premte. Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe meintervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...