Mot kryesisht me diell gjatë fundjavës, rriten temperaturat

23:37 | 19 Qershor 2026
E H

Nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, me intervale me diell dhe vranësira të pakta.

Të shtunën parashihet mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 28 deri në 33°C.

Të dielën parashikohet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C.

Shpërndaje në rrjete sociale