Mot i nxehtë gjatë tërë javës

moti

00:00 | 6 Gusht 2015
M. A.

Mot i nxehtë dhe me vlera të larta të temperaturave gjatë ditëve të ardhshme do të të mbajë në gjithë territorin shqiptar, Kosovë dhe Shqipëri.

“Dita e enjte do të shoqërohet me vranësira kalimtare të cilat gjatë ditës vende – vende do të shoqërohen me riga të izoluara shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 17-19gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor me shpejtësi 1-8m/s.

Nga dita e premte deri të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të jetë mbi vlerat e normales deri në fundjavë duke krijuar kushte që të kemi një mot stabil.
Mot i nxehtë dhe me vlera të larta të temperaturave do të mbajë në gjithë territorin shqiptar. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 19 gradë në Kukës deri 27 gradë në Sarandë, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32 gradë në Korçë deri 39 gradë në Gjirokastër, Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi 2-9m/s”, parashikon IHMK.

Shpërndaje në rrjete sociale