Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate janë evidentuar mospërputhje të mëdha mes nënshkrimeve në librin e votuesve dhe numrit të fletëvotimeve brenda kutive të votimit.
Kështu ka bërë të ditur sot në mbledhjen e radhës të KQZ-së, Burim Ahmetaj, koordinator në këtë qendër, shkruan arbresh.info.
“Ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve dhe numrit të fletëvotimeve brenda kutive të votimit”, ka thënë Ahmetaj duke shtuar se në një vendvotim në Malishevë mungon numri serik për gjashtë fletëvotime.
Ai ka thënë se posa të përfundoj procesi i rinumërimit, do të filloj numërimi i votave me postë dhe më pas edhe i atyre me kusht.
Sipas tij, aktualisht në QNR janë duke i rinumëruar dy kutitë e fundit.
Sot në mbledhjen e KQZ-së u vendos po ashtu për të rinumëruar tri vendvotime të reja./Arbresh.info.
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Vrasja e vjehrrit, dëshmitarja thotë se i akuzuari e goditi ...
Mes shumë klubeve të interesuara për të, Delap zgjedh Chelse...
Gjendet një mjet shpërthyes në veri, policia në vendin e ngj...
Pako të Haribos tërhiqen nga tregu pasi rezultojnë me kanabi...
ZYRTARE: Ismet Munishi vazhdon edhe një vit tek Dukagjini