Projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 nuk ka arritur të marrë mbështetjen e të gjithë përfaqësuesve të legjislativit as në leximin e parë.
Përkundër kritikave të shumta, dhe rrezikut për mos miratimin e tij brenda këtij muaji, nga partitë e pozitës nuk po shihet si rrezik për të çuar vendin në zgjedhje.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, thotë për arbresh.info se pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, çështja e buxhetit nuk mund të qojë vendin në zgjedhje të reja.
“Janë procedurat ligjore për miratimin e buxhetit. Puna e zgjedhjeve është punë votash në kuvend ai që ka votat e mjaftueshme ta kërkoj një gjë të tillë në kuvend mundet me buxhet e pa buxhet të shkojë deri të zgjedhjet e reja”, shprehet Pajaziti.
Por, për Lëvizjen Vetëvendosje, shkuarja në zgjedhje është çështje urgjente.
“Vendi duhet te shkoje sa me pare ne zgjedhje, për shume arsye, por kryesorja për ta ndalur trendin e gabuar në raport me Serbinë, trend i cili po e shkatërron të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi, për arbresh.info.
NISMA Socialdemokrate vlerëson se Kosova nuk e ka komoditetin të shkojë në zgjedhje, dhe se partitë duhet të ulen të bisedojnë orientimin e buxhetit.
“Vendi nuk shkon në zgjedhje tashmë që kanë filluar ftesat e para për Gjykatën Speciale dhe Kosova nuk e ka luksin për të shkuar në zgjedhje deri vjeshtën e vitit të ardhshëm. Por, është ma mirë për partitë politike me u ul dhe të bisedojnë se ku ta orientojmë buxhetin”, vlerëson Zeka.
Partitë opozitare kanë kritikuar buxhetin e vitit 2019 duke e cilësuar si elektoral dhe jo zhvillimor dhe rrjedhimisht kërkojnë zgjedhje të reja nacionale./Ardita Zeka/arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...