– Policia e Kosovës ka arrestuar një 64-vjeçar në Zubin Potok, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person pas një mosmarrëveshjeje.
Rasti është raportuar rreth orës 10:30 në Stacionin Policor të Zubin Potokut.
I dyshuari, me inicialet K.J., është intervistuar nga policia, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është inicuar rasti “Sulm”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok. Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë vepra penale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...