Edhe gjatë ditës së sotme në Dhomat e Specializuara të Hagës po vazhdo seanca ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinajt.
Haradinaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj Prokurorit të Speciales në gjykimin e tij duke i thënë se po spekulon me mendimet e tij.
“Z.Prokuror mos spekulo ti me mendimin tim se kujt i kam thënë unë. Dëgjo mirë se kujt i kam thënë. Ju kam thënë ju e keni shkatrru vetveten dhe dëme nëse mendoni që janë shkaktu deri tash janë shkaktu nga ju sepse nuk muj me besu që në këtë prokurori ka aq analfabet andaj nuk ju kam drejtu deshmitarve dhe juve çmimin jeni ju që duheni me dhënë për këtë ngjarje dhe po them që ju jeni fajtor ju dikush nga ju jeni fajtor andaj po them politike kaq”
Kujtojmë se mbi Haradinajn dhe Gucatin rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. /arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet