Shqipëria ka nisur ushtarë në drejtim të Kosovës, në mëngjesin e sotëm pas zhvillimeve në Ukrain.
Përmes një njoftimi për media të Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet e ditur se një grup prej 30 ushtarësh të Forcave të Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovës, raporton arbresh.info

Ceremonia e nisjes së trupave në këtë mision u zhvillua në prani edhe të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantëve të forcave.

Në fjalën e tij, Peleshi e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për situatën e krijuar në Ukrainë dhe mesazhet e dhëna nga sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ministri Peleshi u shpreh se asnjë pëllembë e Aleancës nuk mund të preket, sepse NATO është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe politike në botë./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...