Momenti kur udhëtarët dalin nga autobusi i aksidentuar në Austri

12:12 | 19 Maj 2022
A Z

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar rreth orës 03:00 të së enjtes në afërsi të Salzburgut në Austri. Autobusi i aksidentuar i përkiste kompanisë Armend Tours.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë.

“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t’ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”, thuhet në njoftim.