Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje në të cilën ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Procesi i certifikimit vjen pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja në dhjetor dhe mbylljes së procedurave të shqyrtimit të ankesave eventuale.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, duke marrë 51.10 për qind të votave, ose 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 20.19 për qind të votave, përkatësisht 22 mandate.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.24 për qind të votave, duke marrë 15 ulëse në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50 për qind, që i sigurojnë gjashtë mandate parlamentare.
Me certifikimin e rezultateve, hapet rruga për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...