Avioni i dërguar nga Turqia me mjete të kërkim-shpëtimit dhe ekipin shpëtues ka ateruar në Shqipëri për të ofruar ndihmë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.
Avioni transportues i tipit A400M i Forcave të Armatosura Turke (TSK) i përgatitur nën koordinimin e Autoritetit turk për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
![]()
Avioni ka transportuar tre mjete kërkimi të AFAD-it dhe 27 persona për kërkim dhe shpëtim nga AFAD, Ekipi Kombëtar Mjekësor të Shpëtimit (UMKE) dhe Gjysmehëna e Kuqe e Turqisë.
Pas aterimit, ekipet turke menjëherë janë nisur drejt Durrësit për t’iu bashkuar aktiviteteve të kërkim-shpëtimit.

Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6,3 në thellësi 10 kilometra dhe më vonë me një magnitudë 5 në Kepin e Rodonit.

Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë sot ka shkuar në 21, ndërkohë mbi 600 persona janë plagosur dhe po thuajse 50 janë shpëtuar nga rrënojat./AA

Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota
Rama: Rilindja e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, 600 n...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...