Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën në fshatin Ozdrim të Istogut. Në aksidentin e së martës ku u përfshin dy vetura, humbi jetën një vajzë shtatëvjeçare si dhe u lënduan dy persona.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar.
Pamjet nga aksidenti:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptas, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.Lexo po ashtu:Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Istogut
Ndryshe, numri i aksidenteve në Kosovë ka shënuar sërish ngritje, vetëm gjatë të martës ndodhën 27.
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...