Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD, Dardan Molliqaj konsideron se për temat e rëndësishme të Kosovës po vendosin Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi ne facebook, Molliqaj i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e quajtur absurde thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i plotë:
Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit!
Pra Kadri Veseli po e don një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli.
Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme./arbresh.info/
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...