Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ftesës që kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar partive opozitare.
Molliqaj në reagimin e tij në Facebook iu ka bërë thirrje t’a refuzojnë ftesën ose të njëjtit të ndërrojnë emrin.
Por sipas tij opozita siç ai e quan ‘formale është aq e kapur pas përfitimit saqë nuk i pështatet refuzimi’.
“Kush nuk mëson nga gabimi bëhet ingranazh i sistemit. Pjesë e problemit. Kjo është historia e opozitës formale. Sot e kritikojnë që nesër ta takojnë. Thua ti që refuzimet janë kërkesë/lutje për ftesë. Apo edhe janë?Në takimet që Kurti ftoi opozitën, ata do të duhej ta refuzonin pjesëmarrjen. Pa ekuivoke. Por opozita formale është aq e kapur pas përfitimit saqë nuk i pështatet refuzimi. Kanë tjera plane, e ku njerëzit e këtij vendi nuk janë pjesë” shkruan Molliqaj.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...