Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë në televizion pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.
Molliqaj, ka thënë se është fakt që Vetëvendosje është parti e parë dhe se nuk beson që kjo renditje do të ndryshojë edhe pas votave të diasporës.
Ai ka thënë se personalisht nuk ka besuar që Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa shton se deklaratat e tij të mëparshme janë bazuar në sondazhe të besueshme që nuk e shihnin Vetëvendosjen si parti e parë.
“Ne i kemi humbur zgjedhjet shumë më herët sesa të paraqitemi në fushatë. Vetëvendosje arriti t’i bind qytetarët me narracionin e saj”.
Zyrtari i PSD-së thotë se ata u dëmtuan pasi heshtën ndaj akuzave të përsëritura të Vetëvendosjes kundër nesh se gjoja jemi të shitur të PDK-ja etj.
“Edhe votimin që i bëri buxhetit PSD-ja ka ndikuar shumë keq. Një pjesë shumë e vogël e kanë kuptuar këtë si gjë pozitive”.
Molliqaj ka thënë se edhe koncentrimi i koalicionit AAK-PSD në temën e dialogut ka ndikuar në rezultatin e dobët elektoral.
“Qytetarët donin një ndryshim të figurave politike në Kosovë dhe këtë e bënë. PDK për herë të parë është e treta në zgjedhje që nuk ka qenë më parë”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...