Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se LDK duhet të pranojë se kanë bërë një gabim kur e kanë votuar Hashim Thaçin për president të Kosovës.
Molliqaj në RTV Dukagjini ka thënë se çdo parti bën gabime ndonjë periudhë të caktuar kohore.
“Unë pres nga LDK-ja që të pranojë se kanë bërë një gabim. Krejt forcat politike, edhe individët bëjnë gabime. Por si po sillen tash ata duhet të bëjnë një kërkim falje për atë që kanë bërë me Thaçin”, deklaroi ai.
Deputeti i PSD-së ka thënë se veprimi i Teuta Rugovës nuk mund të justifikohet përderisa ajo është pjesë e LDK-së.
“Unë e mirëkuptoj pozicionin e LDK-së me atë që ka ndodhë sot me një deputete të saj. Por, nuk mundemi ne me justifikua veprimin e saj pse ajo është çika e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Sepse unë besoj se njerëzit e LDK-së e kanë mbështet Rugovën për shkak të bindjeve politike, jo pse ka qenë djali i dikujt apo pjesëtar i ndonjë fisi”, deklaroi ai.
“Teuta Rugova nuk ka mendim ndryshe nga LDK, por ka veprim ndryshe”
Molliqaj ndër të tjera ka thënë se gjesti i Teuta Rugovës e ka dëmtuar opozitën sot, dhe LDK-ja duhet të marrë masa.
“Nëse LDK-ja do bashkim të opozitës, duhet të mbajë qëndrim ndaj Teuta Rugovës. Neve si opozitë gjesti i Teuta Rugovës na ka dëmtuar sot”, deklaroi Molliqaj.
“LDK-ja patjetër duhet të merr masa, sepse nuk mjafton vetëm distancimi nga ajo”, thotë Molliqaj.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...