Deputeti i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka përgëzuar ekipin negociatorë për platformën e saj shtetërore për dialogun me Serbinë.
Në postimin e tij në Facebook, Molliqaj tha se kjo meritë i takon edhe politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, shkruan Arbresh.info
Ky është postimi i plotë i deputetit Molliqaj:
KOSOVA NUK DO TË SHKOJË MË “ME DUAR NË XHEPA” PARA SERBISË NË DIALOG
Për herë të parë Kosova ka platformën e saj shtetërore në përballjen me Serbinë. Për herë të parë Kosova ka vija të kuqe, ka synime e kërkesa nga dialogu.
Gjithmonë në dialog është përcjellur platforma e Serbisë sepse ne nuk e kishim tonën. Ne nuk kishim as letra mbi tavolinë! Kurse sot, përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces.
Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën ?.
Ecim përpara.
/Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen