Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se PDK-AAK-Nisma, të cilin e ka quajtur ”Koalicion të krimit” po shkon duke u dorëzuar.
Sipas tij një gjë të tillë dëshmon dhe tërheqja e tyre nga pjesëmarrja në debatin e sotëm Magazina Zgjedhore, në Klan Kosova.
Madje tutje në statusin e tij të publikuar, Molliqaj shton se Haradinaj ka mundësi të mos ketë guxim të përballet me Kurtin në debatin e paraparë për të premtën.
”Koalicioni i krimit, dalëngadalë po dorëzohet në garën zgjedhore sepse po e shohin mbështetjen e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Fillimisht, Kadri Veseli i SHIK-ut hoqi dorë nga kryeministri.
Sonte, përfaqësuesit e këtij koalicioni nuk guxuan të marrin pjesë në debatin në Klan Kosova.
Ka gjasa që të premtën as Ramush Haradinaj nuk do të guxoj të përballet në Klan më kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurti.
Dorën në zemër, i kuptoj. Kanë aq dije sa me e kuptu që gënjeshtrat e tyre nuk po besohen më tek qytetarët të cilët do të votojnë #meZemër”
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...