Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka publikuar disa mesazhe që kanë shkuar në adresë të tij, e nga të cilët ai ndjehet i kërcënuar.
“Vëllai i Drejtorit të Operacioneve të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, tash paska gënjyer publikisht se nuk më ka kërcënuar. Por unë po i paraqes edhe gënjeshtrën e tij edhe kërcënimin fillestar”, ka shkruar Molliqaj, transmeton Klan Kosova.
“Ndërkohë, mbrëmë mora kërcënim nga profili i njëjtë me atë që më kishte kërcënuar një natë para sulmit ndaj meje dhe Agronit, në muajin mars. Kësaj radhe kërcënuesit po thojnë që më kanë përcjellur tërë kohës”, ka shtuar ai.
Krejt këto kërcënime sipas tij janë të inkurajuara nga mosveprimet e policisë.
“Por asnjë nga këto kërcënime nuk do të na ndalin në synimin tonë për ta çliruar shtetin nga kriminelët”, ka theksuar ai.

Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...