Molliqaj ia kthen Mustafës: Keqpërdoruesit si ti nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë

15:01 | 27 Janar 2017
M. A.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit Isa Mustafa, ku ky i fundit dje përmes një statusi i kishte kërkuar llogari Vetëvendosjes se ku i ka siguruar paratë për gaz lotsjellës e koktej molotovi.

Lexo po ashtu:

Me këtë rast Molliqaj përmes në postimi në Facebook ia ka radhitur siq potencon ai disa nga shkeljet që i ka bërë Mustafa.

Postimi i plotë:

Kryeministri paska folur për financat e partive politike dhe për t’u mbrojtur e paska sulmuar VETËVENDOJE!-n. Por kjo është e vërteta për ty, z. Kryeministër:
1. Si kryetar i LDK tash e 4 vite e ke shkelur ligjin për financimin e partive politike, duke mos publikuar asnjëherë raportin financiar.
2. Je keqpërdorues i fondit të 3%-shit. Asnjëherë nuk ke dhënë raport se ku mbetën ato para.
3. Ti u jep djemve tendera e terminale.
4. I ke 70 dosje në prokurori dhe gjykata për keqpërdorime e korrupsion në Prishtinë.
5. Partia jote, sikur edhe PDK-ja, nga të gjitha OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, është cilësuar si subjekt jo-transparent.
Sigurisht që lista e keqpërdorimeve tua është shumë e lartë. Por të jesh i sigurt që për të gjitha do të japësh llogari para drejtësisë. Ndryshimi në Kosovë shumë shpejt do të ndodhë dhe keqpërdoruesit si nuk do të mund të shpëtojnë nga drejtësia.(sic.)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme