Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se me ndërtimin e autostradës së Kombit, Serbia është shndërruar në faktor ekonomik në rajon.
Molliqaj tha sot në Kuvend se kamionat e Serbisë drejt Shqipërisë janë rritur prej që është ndërtuar kjo autostradë, shkruan arbresh.info.
“Kjo autostradë nuk ka përfunduar në Prishtinë por në Merdare. Në këtë autostradë kamionat e Serbisë prej Shqipërisë janë rritur prej që është ndërtuar. Pjesa e kombit ka rrezik t’i bëjë dëm kombit, ia kemi bërë një dëm të madh kombit sepse produktet e Serbisë kanë vërshuar në Shqipëri duke e bërë kështu Serbinë faktor ekonomik”, ka thënë Molliqaj.
Sipas tij, është e pafalshme që është paguar trefishi i çmimit të tregut për këtë autostradë.
“Ia keni shtirë lapsin kësaj, por ia keni shtirë lapsin për veti jo për kombin. Nuk janë pasuruar qytetarët e Republikës por disa politikanë që kanë qenë në Qeveri”, ka thënë Molliqaj./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...