Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin – janë detyra urgjente sipas Federica Mogherinit.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini ka thënë, në një debat para europarlamentarëve, se integrimi i Ballkanit Perëndimor është njëri prej prioriteteve të politikës së jashtme evropiane.
“Qëllimi ynë i përbashkët është që të gjitha shtetet e Ballkanit të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Kemi dy detyra urgjente.
E para – të punojmë pa u lodhur me miqtë tanë në Beograd e Prishtinë në mënyrë që të arrijmë marrëveshjen me ta për normalizimin e marrëdhënieve.
Po ashtu, duhet t’i hapim bisedimet me Shkupin e Tiranës”, ka thënë Mogherini në debatin rreth miratimit të raportit mbi politikën evropiane të jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes, të cilin Parlamenti i Evropës e ka miratuar dje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...