Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pasur një diskutim në telefon me Përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë që zyra për informim e BE-së, e ka dërguar për media.
Ata kanë diskutuar për normalizimin e dialogut dhe zhvillimet e fundit ndërmjet dy vendeve.
“Federica Mogherini foli në telefon me presidentin Hshim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-sa, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosoës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Tutje ata kanë folur edhe për masën që Kosova e ka vënë kundër Serbisë në 100%.
Mogherini edhe një herë ka kërkuar nga Thaçi që ky vendim të tërhiqet.
“Mogherini theksoi se vendimi i Qeverisë për të rritur taksën mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e ndërlikon edhe më tutje situatën dhe nuk sjell zgjidhje për problemet e njerëzve dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Kjo masë nuk ndihmon në raportet e mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”, thuhet në komunikatën e BE-së.
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...